Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi takon deputeten shqiptare në parlamentin kroat

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi takon deputeten shqiptare në parlamentin kroat

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, të premten është pritur në takim nga deputetja e shqiptare e parlamentit kroat, Ermira Përlaskaj-Lekaj. Në takimin, që u mbajt në Kuvendin kroat, Thaçi dhe deputetja shqiptare e parlamentit kroat, kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në mes Prishtinës dhe Zagrebit. Përlaskaj ka vlerësuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar. Gjithashtu ajo e ka informuar zëvendësministrin Thaçi me sfidat e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe bashkëpunimin ndërinstitucional siç e përmendi aktivizimin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci dhe veçanërisht ambasadorit Gëzim Kasapolli.

Thaçi e siguroi deputeten Përlaskaj se do t’i trajtojë me prioritet të lartë të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve shqiptar në Kroaci dhe do të hapë rrugët e bashkëpunimit ekonomik në shumë fusha të bizneseve kroate në tregun e Kosovës por dhe ansajslltas lehtësimin e eksportit të shërbimeve dhe produkteve të bizneseve Kosovare në Kroaci. Gjithashtu konkluzion i përbashkët doli që të kryhen të gjitha veprimet institucionale që kërkesat e Kroacisë për punësim sezonal të mijëra të rinjve të finalizohen në afat rekord.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …