Anatoly Antonov, ambasadori rus në SHBA, ka lëshuar një deklaratë në Facebook si kundërpërgjigje për sulmet e SHBA’ve dhe aleatëve në Siri. Ai ka akuzuar perëndimin se ata janë përgjegjës për një “skenar të dizajnuar për këtë gjë”. Ai tha se do të këtë “pasoja” për ta që shtrohen në Washington, Londër dhe Paris. “Ta fyesh presidentin e Rusisë është e papranueshme” duke shtuar që SHBA “nuk ka moral dhe as të drejtë të akuzojë vende të tjera” pasi që edhe ata posedojnë një numër shumë të madh të armëve kimike.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …