Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se votimi i demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që i ka pasur për liberalizim të vizave. Ai është shprehur se Kosova do të lëvizë përpara edhe me themelimin e Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe. I pari i vendit vlerësoi se Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij ky Asociacion mbetet në kompetencat e ekspertëve. “Është një proces i përbashkët dhe ky do të ketë sukses”, ka thënë ai. Për arrestimin e Marko Gjuriqit, i pari i vendit tha se nuk prishen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ndërsa për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova që ngjalli shumë reagime, i pari i vendit vlerësoi se Kosova dhe Turqia kanë raporte shumë të mira e korrekte.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …