Qeveria nuk di nëse do të dal nga labirinthi i bisedimeve

Ndonëse bisedimet me Serbinë, të
ndërmjetësuara nga Brukseli, janë përcjellë me lëshime të mëdha, shantazhe e
presione nga më të ndryshmet, Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga
ky proces. Ajo madje nuk ka asnjë strategji largvajtëse për bisedimet, qoftë në
nivel teknik apo atë politik në Bruksel. Qeveria tashmë ka rrumbullakësuar të
ashtuquajturin ‘Program për dialogun e Brukselit’, ku parasheh që bisedimet të
zgjasin “deri në anëtarësimin e të dyja shteteve në BE, që orientimisht
përfshin një periudhë 8 deri 10 vjet”. Qeveria beson se angazhimi në bisedime
kontribuon jo vetëm në plotësimin e standardeve evropiane për integrimin e
Kosovës në BE, por edhe dëshmon përkushtimin për paqe dhe stabilitet në rajon. Ky
dokument shpërfaq aspektin e dhimbshëm në të cilin është katandisur Kosova: ajo
është zhytur në një proces të detyruar negociator, ku agjenda e bisedimeve përcaktohet
nga Beogradi. Shteti serb ka arritur të imponojë çdo temë në tavolinën e
bisedimeve, duke zhvatur përfitime të pabesueshme falë lëshimeve të palës së
Kosovës. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka arritur ta shtrojë
në bisedime çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore, e lërë më kërkesën për
reciprocitetet. Negociatorët e Kosovës nuk kanë shtruar as kërkesën për dëmshpërblimet
e luftës apo zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …