Partia FJALA

FJALA: Këto sulme po të ishin ndërmarrë në vitin 2012 do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve

Partia FJALA konsideron  se sulmet e filluara ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë të duhura dhe shpresëdhënëse për popullin sirian. Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian. Këto sulme nëse do të zhvilloheshin në vitin 2012-2013, do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve, do të shkatërronin kriminelët dhe terroristët që vranë dhe përsekutuan popullatën e Sirisë. Shpresojmë që përmes këtyre sulmeve ajrore sa më shpejt të shkatërrohet krimineli Asad dhe terroristët tjerë. Shpresojmë që sa më shpejtë populli i Sirisë të gëzoj lirinë sikur popujt tjerë në botë thuhet në komunikatën e partisë Fjala.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …