Serbia rikthen kryetarin Thaçi e kryeministrin Haradinaj në listën e të kërkuarve në INTERPOL

Serbia rikthen kryetarin Thaçi e kryeministrin Haradinaj në listën e të kërkuarve në INTERPOL

Qeveria e Kosovës nuk kanë ende një qëndrim zyrtar rreth paralajmërimeve nga Beogradi për kthimin emrave të shumë qytetarëve të Kosovës në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL-i (Policia Ndërkombëtare). Pamundësia e Kosovës që të bëhet anëtare e INTERPOL-it, po shihet si pengesë për spastrimin e listës së personave të kërkuar mbi bazën e urdhër-arresteve të Serbisë. Në mesin e atyre që u janë kthyer emrat në këto lista, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. Sipas tij, akuzat e organeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës janë rikthyer tashmë në sistemin e INTERPOL-it. Në këto lista, ka nënvizuar Stefanoviq, ndonëse u figurojnë emrat, akuzat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk do të zbatohen në këtë fazë, për shkak të funksioneve që kanë aktualisht. Ministri serb ka thënë se kthimi i akuzave në dosjet e INTERPOL-it, pasoi presionin e Serbisë ndaj këtij institucioni, duke kërkuar që të respektohet e Drejta Ndërkombëtare. Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje situatën dhe se janë duke mbledhur informacionet e nevojshme, për të dalë pastaj me një qëndrim zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …