Në agun e 15 prillit 1999 forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë. Ishte një rrethim i hekurt pothuajse nga të gjitha anët. Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak ia mësynë Zhegocit. Ushtria serbe rrethonte fshatin nga të gjitha drejtimet. Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë. Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …