Sot shënohet Dita e të pagjeturve në Mitrovicë. Aktivitetet janë organizuar nga Komuna e Mitrovicës në koordinim me Shoqatën “Zëri i Prindërve”. Ceremonia fillon në ora 12:00 tek Shtëpia Muze në Lagjen e Boshnjakëve, me vendosjen e luleve. Kurse në ora 13:00, bëhen homazhe dhe vendosen kurora lulesh në varrezat e martirëve në Shipol.
