Avdullah Hoti thotë se Qeveria aktuale e Kosovës njihet për dështimin në liberalizimin e vizave, dhe në INTERPOL

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti edhe një herë u bën thirrje partive për rrëzimin e qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, edhe një herë ka thënë se koalicioni qeverisë e ka humbur shumicën e Kuvendit të Kosovës. Hoti, përmes një shkrimi të adresuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se ky koalicion nuk ka legjitimitet. “Situata e re e krijuar në vend, me humbjen e shumicës parlamentare nga partitë në pushtet, kërkon që të kapërcejmë interesat e ngushta politike. LDK-ja është e vendosur dhe e pa kompromis në ruajtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë. Ne presim nga partitë e tjera t’i bashkohen nismës tonë për një tryezë të përbashkët për tu dakorduar për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Hoti.

Hoti, mes tjerash ka thënë se koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Tani koalicioni ka vetëm 52 vota në Kuvend, ndërkaq partitë opozitare kanë 68 vota. “Partitë opozitare të shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës numërojnë 385 mijë vota. Ndërkaq, partitë shqiptare të koalicion qeverisës numërojnë 245 mijë vota. Prandaj, është e qartë se ky koalicion i pakicës nuk ka legjitimitet për të qeverisur”, ka thënë tutje. Në fund, Hoti ka shkruar se “Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën”

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …