Kryetari Partisë Social Demokrate në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politika të gabuara në të kaluarën dhe në luftë me NATO-n, në vitin 1999. Gjatë një interviste për “Vecernje novosti”, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin e Perëndimit, por për shkak të bindjeve se duhet ta shikojë realitetin dhe t’i kontribuoj stabilitetit në rajon. “Serbia e sotme nuk vendosë për Kosovën. Ajo thjesht e ka pranuar faturën për humbjen që e ka pësuar më herët”, ka shtuar Gjukanoviq. Sipas tij, pikëpamja e Malit të Zi është se realiteti në lidhje me Kosovën është i pandryshueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …