Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, nesër vjen për vizitë në Kosovë me ftesë të kryetarit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Borissov, gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me kryekuvendarin, Veseli dhe kryeministrin, Haradinaj.
