Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku janë caktuar pesë interpelanca, katër prej të cilave, është thirrur të raportojë kryeministri Ramush Haradinaj. Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradianaj nuk do të mund të jetë prezent në këto interpelanca pasi Qeveria është nikoqire e pritjes së kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov-it. Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri bullgar do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçin dhe kryeparlamentarin, Kadri Veselin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …