leoni

Shqipëri - BE

ATSH: Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE

Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, ka pohuar për Deutsche Welle, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan. Në prag të publikimit, më 17 prill, të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i Brukselit për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon. Sipas informacioneve që ka DW për raportin e këtij viti për paketën e zgjerimit, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale janë vlerësuar sërish si “çështjet më të dhimbshme” për të gjithë rajonin, ka bërë të ditur Agjencia Telegrafike e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …