Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për APA, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë gjatë mbajtjes së presidencës së BE-së, për procesin integrues të Kosovës, e veçanërisht për liberalizimin e vizave. “Shpresoj se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një nga prioritetet e presidencës Austriake të BE-së, duke nxitur njëkohësisht mbështetjen e shteteve të tjera. Hoxhaj, i cili të premtën takoi kryetarin e parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka dhe ministrin austriak për Evropë, Gernot Bümel, tha se sa herë që Austria ka mbajtur presidencën e BE-së ka pasur zhvillime interesante në rajon, duke pasur parasysh vëmendjen e saj të theksuar në Ballkanin Perëndimor. “Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë në zonën Schengen barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, e meritojnë një vendim të qartë nga Komisioni Evropian dhe nga shtetet anëtare për lëvizje të lirë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …