Pas drejtimit me sukses të OSBE-së, Shqipëria merr presidencën njëvjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane

Deputetët serbë e shqiptarë, në Tiranë, si në kohën e bashkim-vëllazërimit

Në deklaratën e përbashkët të grupit prej 11 deputetësh nga Kuvendi i Kosovës dhe i Serbisë, i cili u  mbajt në Tiranë u  bëhet thirrje elitave politike në Beograd e Prishtinë, (jo në Kosovë e Serbi)  që të investojnë përpjekje për ruajtjen e paqes së përhershme dhe arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme midis Kosovës e Serbisë, thuhet në deklaratën e përbashkët të grupit prej 17 deputetësh nga Kuvendi i Kosovës e Serbisë, transmeton European Western Balkans. Në takimin që u mbajt në Tiranë, ishin Gordana Çomiq, Ilir Deda, Blerta Deliu – Kodra, Vlladimir Gjukanoviq, Vlladimir Gjuriq, Dubravka Filipovski, Arben Gashi, Enver Hoti, Sllavko Simiq, Aida Dërguti, Xhelal Sveqla. Deputetet dhe deputetët nga të dy kuvendet qëndruan në Tiranë, pasi paraprakisht  ishin organizuar nga Këshilli për Qeverisje Inkluzive, me ç’rast në tryezën e rrumbullakët shqyrtuan mundësitë e arritjes së marrëveshjes së ardhshme, gjithëpërfshirëse midis dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot shënohet 22 Prilli, Dita e Tokës

Dita e Tokës: Një ngjarje globale për mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet më 22 prill në mbarë botën …