leoni

Kryetari Muharremaj ka ftuar në takim drejtorët e Shkollave të Komunës

Temë e shënimit të 22 prillit – Ditës së Tokës, ishte edhe në takimin e kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj me drejtorë të Shkollave fillore dhe të mesme të Komunës. Kryetari Muharremaj në këtë takim ka kërkuar nga drejtorët që në ditën e 20 prillit, të organizojnë aksionin vullnetarë me nxënësit e tyre për largimin e mbeturinave dhe krijimin e një ambienti shumë më të mirë se deri tash. Ai ka fol për rëndësinë e këtij organizimi dhe ka ftuar ata që të jenë pjesë aktive ditën kur do të organizohet aksioni. “Do të jem së bashku me ju, do të përvjel mëngët dhe unë do të largoj mbeturinat, ashtu siç kërkojë që edhe ju të punoni së bashku me mua dhe nxënësit e shkollave tuaja”, ka thënë kryetari Muharremaj. Më pas drejtorët e Shkollave kanë parashtruar pyetje të ndryshme dhe së bashku me përgjigjet ata kanë marrë edhe obligimet si dhe fletëpalosjet dhe programin për këtë ditë, secili për territorin e vet. Drejtorët e Shkollave janë zotuar para kryetarit se aksioni do të shkoj mirë dhe se ata do të jenë në krye të nxënësve gjatë tërë kohës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …