Në dialogun me Kosovën Serbia përfiton shumë dhe nuk ka pse i druhet Kapitullit 35

Ambasadori anglez, në Beograd Denis Keefe ka thënë se nuk ka asgjë të fshehtë në platformën negociuese të Bashkimit Evropian për kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovën. Procesi i negociatave me Brukselin është konfirmuar si duhet e Serbia sapo ka bërë njërin nga hapat e rëndësishëm – hapjen e kapitujve të parë. Në vërejtjen se Brukseli procesin e integrimeve evropiane e lidh drejtpërsëdrejti me përparimin e dialogut të Beogradit e të Prishtinës, Keefe ka thënë, për gazetën Veçernje Novosti të Beogradit se BE këtij dialogu i kushton shumë kujdes.  Në procesin e dialogut, ka thënë ai, të dy palët kanë përgjegjësi.  “Dialogu po zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së dhe të gjithë duhet ta luajnë rolin që e kanë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …