Vetëvendosja ka paralajmëruar dorëzimin e 80 kallëzimeve penale në Gjykatë

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dorëzimin e 80 kallëzimeve penale në Gjykatë. Ato kanë të bëjnë me intervenimin e Policisë së Kosovës në zyrat e kësaj partie, kur arrestoi ish liderin e saj e deputetin Albin Kurti, i cili ishte ani pse kishte urdhërarrest, ishte paraqitur në Manifestimin e opozitës kundër Marrëveshjeve me Serbinë e me Malin e Zi, për Asociacionin e Komunave me shumicës serbe, përkatësisht demarkacionin. “Nesër, në ora 13:30, në Pallatin e Drejtësisë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do të dorëzojnë 80 Kallëzime Penale lidhur me intervenimin e dhunshëm të Policisë së Kosovës më 28 nëntor të këtij viti brenda zyrave të Vetëvendosjes”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti. Kurti është ende duke vuajtur paraburgimin prej 30 ditësh, masë e cila ju dha pasi hodhi disa herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, për të penguar ato që opozita po i konsideron marrëveshje të dëmshme.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …