Pranë termoeltranës Kosova B në Kastriot u bë
përurimi i projektit “ Rregullimi sekondar, Frekuencë-Fuqi, Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi
i punimeve në linjën interkonjetive 400 Kv deri në kufirin me Shqipërinë.
Ndërtimi i linjës 400 kilovoltëshe është projekt i një rëndësie të
jashtëzakonshme në fushën energjetike në mes të dyja vendeve. Duke four për
rëndësinë e tij, kryeministri, Isa Musrafa theksoi se Kosova dhe Shqipëria
tashmë po krijojnë kushte për furnizim me energji, shpërndarje, cilësi dhe
hapje të tregut të liberalizimit me efekte të larta mjedisore. Ky projekt
modern energjetik hap perspektiv të jashtëzakonshme në bashkëpunim të
drejtpërdrejtë në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërtimi i kësaj linje në
Shqipëri, pritet të përfundoj në pranverë të vitit të ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë nga Serbia në Kosovë po zgjasin me orë
Ashtu si zakonisht kur udhëtojnë për t’i kaluar pushimet në Kosovë, pritjet e mërgimtarëve tonë …