Ministrja Albena Reshitaj në Shkup: Me Maqedoninë do të punojmë në lehtësimin e rrugës drejt BE-së

Ministrja Albena Reshitaj në Shkup: Me Maqedoninë do të punojmë në lehtësimin e rrugës drejt BE-së

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Maqedoni. Me këtë rast ministrja Reshitaj është takuar me homologun e saj ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Sadulla Duraki, raporton Ekonomia Online. Kryesuesja e MMPH pas takimit me Durakin tha se qëllimi i këtij takimi është dakordimi mes dy shteteve për mbrojtjen e mjedisit. Ajo gjithashtu tha se duke pas parasysh që të dy shtete kanë për qëllim integrimin evropian do të bashkëpunojnë që të lehtësojnë rrugën drejt Bashkimi Evropian. Ndërsa ministri i MMJPH-së Sadulla Duraki tha se në këtë takim ndër të tjera kanë biseduar edhe për harmonizimin e politikave mes dy qeverive si dhe finalizimin e tyre përmes një memorandum bashkëpunimi i cili sipas tij, do të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. Ministrja Reshitaj gjatë vizitës së saj në kryeqytetin maqedonas do të takohet edhe me zv.kryeministrin Hazbi  Lika si dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …