Përkundër se zyrtarët e lartë të institucioneve në Kosovë po shprehen se vizat do të hiqen deri në fundin e vitit, Bashkimim Evropian nuk ka ndonjë afat kohor për këtë çështje. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se për liberalizimin e vizave nuk ka ndonjë datë të caktuar, transmeton lajmi.net. “Nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të zgjidhet çështja e vizave. Natyrisht unë shpresoj që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai. Sholtes ka kërkuar punë edhe më të madhe sa i përket luftimit të korrupsionit, duke theksuar se ky është një proces i vazhdueshëm. Ai gjithashtu ka thënë se pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të mund ta bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën nëse plotësohen kushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …