Nuk i kemi kundërshtarë e as bashkëbisedues në çështjen e Kosovës shqiptarët, por i kemi ata që e kanë krijuar atë shtet dhe ata që na e kanë rrëmbyer territorin, ka deklaruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka saktësuar se Serbia për Kosovën flet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe edhe me disa vende të Bashkimit Europian. Vuçiq ka shtuar se tash është e qartë se ne për çështjen e Kosovës në fakt bisedojmë me SHBA-në e jo me pushtetin në Prishtinë, dhe se në këtë kuptim mbetet pyetja nëse duam ta shikojmë rolin tonë në 10, 15 dhe 20 vjetët e ardhshëm. Gjithsesi se ky vit nuk do të jetë i lehtë. Do të ekzistojë dëshira e madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por a do të mundemi ta bëjmë këtë, pasi jemi ne, në Serbi njëra anë, dhe në anën tjetër janë ata, pala e Prishtinës dhe amerikanët për të cilët vetë Haradinaj tha se ata e udhëheqin politikën e tyre të jashtme, ndërsa e bëri vërejtjen: “Ata, sikur shteti i tyre të mos ekzistonte”.
