Protesta e radhës e partive opozitare u mbajt në Malishevë

Në kuadër të manifestimeve që
po mbahen nëpër qytete anekënd Kosovës për ta kundërshtuar përcaktimin e vijës
kufitare me Malin e Zi dhe kundër marrëveshjes me Serbinë për ta krijuar
Asociacionin e Komunave Serbe, sot u protestua në Malishevë. Protesta u mbajt
në sheshin “Adem Jashari”. Gjatë fjalimit që mbajtën para masës së madhe
protestuese liderët e partive opozitare, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri,
lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i
Nismës, Fatmir Limaj, u tha se ka kaluar koha kur tokat e shqiptarëve ju
faleshin shteteve të Ballkanit. Gjatë fjalimeve u tha gjithashtu se këto nuk
janë protesta partiake por janë protesta për të mbrojtur interesat e Kosovës
dhe se Kosova nuk ka toka për të dhuruar asnjë vendi. Protesta e radhës do të
mbahet të shtunën në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …