Koordinohen veprimet për dezinsektimin e zonave endemike

Në Malishevës, është mbajtur një takim pune mes shtabit komunal për menaxhimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, Ministrisë së Bujqësisë, i përfaqësuar nga Arsim Memaj, dhe operatorit që do ta bëj dezinsektimin e zonave endemike në Komunën e Malishevës. Qëllimi i këtij takimi, ishte koordinimi i aktiviteteve me qëllim të realizimit të dezinsektimit në zonat endemike në Malishevë. Nënkryetari Berisha, duke folur në këtë takim, prezantoi gatishmërinë e Komunës së Malishevës, në vazhdimin e implementimin të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ku hynë edhe fushata e dezinsektimit të zonave endemike, përderisa shfaqi edhe njëherë brengën e tij, për mos fillimin e repelimit të kafshëve, duke e vlerësuar si një shkëputje e hallkës së zinxhirit të masave kundër EHKK. Arsim Memaj, nga Ministria e Bujqësisë, i cili është i caktuar ta menaxhoj realizimin e kontratës së projektit të ministrisë, për dezinsketimin e zonave endemike, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes dy institucioneve dhe operatorit, dhe për angazhim në realizimin e projektit në mënyrën më të mirë dhe më të efektshme. Edhe operatori që do ta zbatoj këtë fushatë të dezinsektimit, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve, i cili gjithashtu tha se preparati që do të përdorët, do të jetë ekologjik, ndërsa stafi që do të merret me realizimin e dezinsektimit në terren, është një staf i trajnuar dhe profesional. Vendi dhe koha e fillimit, si dhe e tërë fushata e dezinsektimit, do të përcaktohen në koordinim në mes të shtabit komunal, ministrisë dhe operatorit, ndërsa përdorimi i preparatit, do të jetë i mbikëqyrur nga ana e organeve përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …