Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se me Raportin e Progresit është konfirmuar përkrahja për Kosovën. Ajo në një konferencë për medie ka thënë se ky raport nuk është aq pozitiv sa është pritur. Ndërsa, sa i përket fushës së sundimit të ligjit dhe në veçanti luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ajo ka thënë se kjo ende është në fazën e vlerësimit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se një vlerësim ndoshta mund të bëhet javën e ardhshme. Si suksese të institucioneve të Kosovës, Apostolova ka përmendur ratifikimin e demarkacionit më Malin e Zi. Më tutje, Apostolova është shprehur se Kosova ka ende punë për të bërë në përafrimin me Bashkimin Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …