Gjykata e Shkupit miratoi aktakuzën për rastin e Kumanovës

Gjatë seancës së sotme, Gjykata e Shkupit miratoi
aktakuzën e prokurorisë për rastin e Kumanovës dhe hodhi poshtë ankesën e palës
mbrojtëse e cila kërkonte shfuqizim akuzës dhe lirimin e të arrestuarve. Në
njoftimin e Gjykatës themelore të Shkupit thuhet se Këshilli për vlerësimin e
aktakuzës, pas një analize të detajuar të materialeve të paraqitura në formë të
shkruar në aktakuzë, të paraqitura në gjykatë, si dhe të materialeve të të
akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre, si dhe duke marrë parasysh faktet në bazë
të të cilave bazohet akti, ka miratuar aktakuzën, ndërsa ankesat i ka hedhur
poshtë si të pa baza. Sipas gjykatës, në seancën gjyqësore që pritet të nis pas
formimit të këshillit gjykues, palët do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet
e tyre mbi akuzën e ngritur ndaj 29 personave. Rasti i Kumanovës ka qenë
pjesë edhe e raportit të progresit të Komisionit Evropian, i cili ka kërkuar
një hetim të ri ndërkombëtar për të ndriçuar këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …