Bisedime të drejtpërdrejta në nivele shumë të larta janë zhvilluar tashmë me Phenianin, ka njoftuar kryetari amerikan, Donald Trump, pasi deklaroi se takimi i tij historik me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un do të zhvillohet në fillim të qershorit. “Diskutimi mes dy krerëve është një mundësi e vërtetë për të zgjidhur një problem botëror”, shtoi kryetari amerikan nga Florida, ku kishte ftuar kryeministrin japonez, Shinzo Abe. “Pesë vende po studiohen për takimin historik të parashikuar me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, që do të zhvillohet në fillim të qershorit ose më parë”, theksoi Donald Trump, përcjell Atsh. Kryetari amerikan, Donald Trump ka pritur të martën në Florida kryeministrin japonez, Shinzo Abe për të folur për drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, me të cilin do të takohet pas disa javëve në një samit historik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …