leoni

PD-ja protestoi në Tiranë kundër Qeverisë

Organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në Tiranë u protestua kundër Qeverisë. Bashkë me thirrjet e qindra protestueseve “Rama ik” kryetari i PD-së, Lulzim Basha theksoi se protesta ndaj Qeverisë së Edi Ramës nuk do të ndalet deri në largimin e Qeverisë. Duke i dhënë të drejtë vetes të flet në emër të të gjithë shqiptarëve (!), kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se shqiptarët nuk e pranojnë të drejtohen edhe më tutje nga kjo Qeveri andaj do përdoret çdo formë e protestës demokratike për ta larguar Kryeministrin Rama. Ndërkohë, organet e rendit i kanë ndërmarr të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës dhe nuk lejuan qarkullimin e automjeteve në rrugët që shpijnë dhe përshkojnë nëpër qendër të Tiranës. Policia e kryeqytetit ju ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë mirëkuptim dhe t’i respektojnë masat e marra dhe rregullat e qarkullimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …