19 vjet më parë, më 18 prill të vitit 1999, në vendin te Shkëmbi i Gradinës, të Rrafshnaltës së Drenicës kanë rënë heroikisht luftëtarët: Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi, Islam Kastrati, Mentor Morina dhe Mentor Gashi, ndërsa janë plagosur disa luftëtarë të tjerë. Dy ditë më parë kishin rënë Mehdi Bytyçi dhe Sylejman Bytyçi. Pika strategjike te Shkëmbi i Gradinës ishte një bastion i rëndësishëm i luftës në territorin e Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova, ku asokohe ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Spitali ushtarak, Shtëpia e Qeverisë së Përkohshme, Radi0-Kosova e Lirë, Agjencia Kosovapres si dhe rreth 90.000 pjesëtarë të zhvendosur të popullatës civile nga Gryka e Krojimirit ku ishin rreth 27.000 të zhvendosur, pastaj në grykat e maleve të Shalës, Baincë, Nekocit e deri te Gryka e Kizharekës .
Po kështu, sot me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ismail Kryeziu, bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, pranë lapidarit të dëshmorit, në Arbanë.