leoni

Në shumë anë të Kosovës, në vend-betejat e luftës së UÇK-së, përkujtohen dëshmorët e 18 prillit të vitit 1999

Në shumë anë të Kosovës, në vend-betejat e luftës së UÇK-së, përkujtohen dëshmorët e 18 prillit të vitit 1999

Në shumë vende të Kosovës, në vend-betejat e luftës së UÇK-së, sot me manifestime përkujtimore e tematike  janë përkujtuar dëshmorët e martirët, të cilët kanë rënë 19-vjet më parë, duke luftuar kundër forcave serbe, të cilat asokohe kishin ndërmarrë ofensivën në shkallë të gjerë për ta mposhtur UÇK-në dhe për ta detyruar popullatën civile, shqiptare të largohet nga Kosova. Sot përkujtohen dëshmorët e Marecit, dëshmorët e Prishtinës dhe fshatrave të kësaj komune, dëshmorët e Gradinës në Rrafshnaltën e Drenicës, pastaj të masakruarit  në Drenicë, Llap e Dukagjin, dëshmorët e rënë në Koshare dhe në vend-luftimet të tjera në frontet e luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …