Panairi, “Prishtina 2018”, të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës, u ka mundësuar firmave dhe ndërmarrjeve tregtare të Serbisë prani të pakufishme në Panairin e sivjetshëm vjetor, ndërsa vetëm një firmë nga Shqipëria e dy të tjera nga Gjermania. Ky panair me këtë përzgjedhje, do të duhet të përkufizohej si “Panairi Serbia-Prishtina 2018”. Kundër këtij organizimi në shërbim të 70 firmave serbe ka reaguar Klubi i Prodhuesve të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë se si paratë e taksa-paguesve të vendit po shfrytëzohen në promovimin e kompanive serbe në Kosovë, përkatësisht në panairin “Prishtina 2018”, të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës dhe i bënë thirrje të gjitha kompanive të Kosovës pjesëmarrëse, që në shenjë proteste ta bojkotojnë këtë panair.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …