Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, qëndroi për një vizitë në Shqipëri, me ç’rast u ka dorëzuar krerëve të shtetit Raportin e Progresit, i cili parasheh hapjen e negociatave për anëtarësim. Konferencën për medie Mogherini e ka filluar në gjuhën shqipe duke i uruar për këtë sukses liderët shtetërorë. Por ajo ka kërkuar nga pozita dhe opozita që të punojnë së bashku për të përmbushur obligimet që kanë para vetës. Ishte shumë e rëndësishme që ta them këtë në gjuhën shqipe që shqiptarët ta kuptojnë shumë mirë. Ky është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar së bashku, qeveria me opozitën. Përpjekjet kolektive nuk janë vetëm institucionet, por edhe njerëzit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që do të jetë edhe më e madhe kur të nisin negociatat”, ka deklaruar Mogherini gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …