Ministri Hasani fton bizneset e huaja të investojnë në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në hapjen e “Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar- Prishtina 2018”, me bashkëpunëtorët e tij. Ministri Hasani ka thënë se ky panair është një mundësi e mirë për promovimin e ambientit ekonomik të Kosovës dhe krijon ura bashkëpunimi në mes kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ministri Hasani ka theksuar se në MTI kanë nisur reformat për ta krijuar një ambient edhe më të mirë për të bërë biznes. Hasani ka folur edhe për masat mbrojtëse që janë marrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbrojtje të prodhimeve vendore dhe  janë duke punuar maksimalisht që t’i adresojnë ankesat e bizneseve. Ministri ka siguruar të gjithë prodhuesit se do  ta kenë përkrahjen maksimale për të forcuar ushtrimin e veprimtarisë së tyre tregtare. Hasani ka paralajmëruar edhe masa tjera mbrojtëse edhe për sektorët tjerë nëse konstatohet se ka shkelje të ligjit. Ai ka thënë se përmes KIESA-s janë përqendruar në zhvillimin e prodhuesve kosovar duke u ofruar programe mbështetëse. Sipas Hasanit, MTI-ja do të bashkë-financojë deri në 50 për qind koston e këshillimit menaxherial për të mundësuar absorbimin e njohurive dhe teknikave moderne menaxheriale në kompanitë kosovare. Hasani ka thënë se me mbështetjen e Bankës Botërore po rrisim efikasitetin e trupave inspektuese, duke implementuar një nga reformat më të thella që është ndërmarrë nga ndonjë qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …