Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet që sot të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 11.oo do të mbahet një seancë plenare me një pikë të rendit të ditës, ku kryetarja, Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin vjetor. Jo zyrtarisht bëhet e dirur se pas fjalimit të kryetares që pritet të zgjasë afër gjysmë ore, do të ketë një pauzë gjysmë orëshe deri në orën 12.oo dhe më pas do të vazhdojë punimet seanca e cila u la në gjysmë të hënën pak para mesnatës. Në këtë seancë pritet që të diskutohet për emërimin e anëtarëve të Bordit të AKP-së. Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta pengojë fjalimin e kryetares por pakënaqësitë do t’i shpreh në mënyra të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …