leoni

Filloi ndërtimi i serrave për bujqit e Komunës së Malishevës

Në kuadër të subvencioneve në bujqësi, në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për bujq. Në fillimin e punimeve për ndërtimin e serrave, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe e uruan përfituesen e parë të serrës, zonjën Mejreme Mazreku, nga Malisheva, e cila është edhe mbajtëse e familjes.

Me këtë rast, kryetari Begaj e ka uruar përfituesen e serrës, ndërsa ka thënë se “ndërtimi i serrave është pjesë e subvencioneve të komunës, për fermerët, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dhe në të njëjtën kohë është realizimi i një prej prioriteteve tona, pasi bujqësia është sektori kyç i zhvillimit ekonomik tek ne dhe në të njëjtën kohë, krahas rritjes së mirëqenies për këto familje, rritet mundësia e furnizimit të tregut me produkte vendore”, tha Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …