leoni

Komuna e Tetovës mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme

Komuna e Tetovës mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ka mbyllur çerdhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Tetovë, që dy ditët e fundit arriti nivelet rekorde deri më 996 mikrogram për metër kub. “Duke u nisur nga fakti që ditëve të fundit indikatorët e ndotjes së ajrit në Komunën e Tetovës kanë arritur shifra alarmante, Komuna e Tetovës  solli vendim për ndërprerjen e menjëhershme të procesit edukativo arsimor, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në çerdhet që janë në juridiksionin e Komunës së Tetovës”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teura Arifi. Vendimi u mor pas protestave dyditore të nxënësve të cilët gjuajtën edhe me vezë objektin e Komunës. Ndërkohë për nesër organizata “Eco Guerilla” dhe Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” kanë thirrur një protestë në të cilën do t’i bllokojnë tre hyrjet e qytetit të Tetovës, atë që çon drejt kufirit të Jazhincës, hyrjen nga Shkupi dhe hyrjen nga Gostivari.

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …