Kabineti qeveritar sot ka
miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Ky dokument, u tha se është një nga detyrimet ligjore që rrjedh prej Marrëveshjes
së Stabilizim-Asocimit. Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku theksoi se
dokumente të ngjashme kanë hartuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. “Programi
mbulon periudhën pesëvjeçare 2016-2020 dhe në përputhje me kërkesat e MSA-së, e
cila do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2016, ky program ka definuar
strukturën, përmbajtjen, përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij, si
dhe afatet kohore të përmbushjes së secilit veprim”, ka thënë ministri Çollaku.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …