MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË: KRIZA E KLINIKAVE TË QKUK-SË, SI PASOJË E MUNGESËS SË PROFESORËVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: Kriza e klinikave të QKUK-së, si pasojë e mungesës së profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë, në të cilën u diskutua për mungesën e kuadrove në klinikat e QKUK-së, ku sipas të dhënave të prezantuara del se gjendje jo e mirë është në Klinikën e Kirurgjisë, Internos, Pediatrisë dhe Gjinekologjisë. Në këtë tryezë, përveç ministri Bytyqi, i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli dhe këshilltari i kryeministrit, Luan Jaha, të cilët ofruan gatishmërinë për mbështetje në tejkalimin e situatës së krijuar në klinikat e lartpërmendura. Ministri Bytyqi me këtë rast tha se, sipas informatave të prezantuara situata është shqetësuese, sepse Fakulteti i Mjekësisë shkon përtej edukimit të shoqërisë, duke qenë se kemi të bëjmë me edukimin dhe shëndetin e njerëzve. Ministri Bytyqi si mundësi për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme e shtroi idenë e formimit të një grupi punues, i cili pas grumbullimit të informacioneve do të dilte me rekomandime, të cilat do të qonin në angazhimin e institucioneve, Qeverisë dhe ministrive përkatëse. Ministri Bytyqi theksoi se, nëse ka kuadro të mjaftueshme, por mungon riorganizimi, atëherë Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë do ta mbështesin zgjidhjen e këtij problemi, i cili flet për një problem ku përfshihen dy institucione të rëndësishme: Fakulteti i Mjekësisë dhe QKUK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …