Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se asnjëherë nuk do të vendoset drejtësi për kategoritë e dala nga lufta, pa i nxjerrë Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së. Sipas tij vetëm kur të publikohen këto lista, veteranët do të marrin vlerësimin e merituar. “Vetëm kur ato lista të bëhen publike, ushtarët e vërtetë do të marrin vlerësimin e merituar. Dhe do të dalin sheshit motivet kriminale e politike të fryrjes së numrit të veteranëve e invalidëve të luftës. Deri atëherë, taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës do të shpenzohen padrejtësisht”, ka shkruar Hoti. Ai ka shtuar se LDK-ja mbështet fuqishëm ndriçimin e plotë të këtij procesi, në mënyrë që të garantohet paprekshmëria e pastërtisë së kauzës çlirimtare të luftëtarëve të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …