leoni

Mbahet akademia përkujtimore në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të UÇK-së, Sali Çekaj

Mbahet akademi përkujtimore në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të UÇK-së, Sali Çekaj

Në Akademinë përkujtimore, të mbajtur  në 19- vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, heroit, Sali Çekaj, morën pjesë krerët e shtetit, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.  Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dëshmori Çekaj tërë energjinë morale fizike e vendosi në shërbim të çlirimit të atdheut. “Si emigrant Sali Çekaj luajti rolin bashkues te shqiptarët në diasporë. Me të filluar lufta, ai së bashku me shumë të tjerë iu përgjigj momentit historik. Ai iu përgjigj UÇK-së duke treguar një profesionalizëm të lartë. Tërë këto cilësi ai i dëshmoi në beteja, ku mbolli guxim dhe me nder e mbajti nofkën veterani”, tha ai. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Sali Çekaj nuk u largua asnjëherë nga përgjegjësia që kishte marrë. “E gjemë tek ai një luftëtar, intelektual dhe që është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Ai nuk është larguar asnjëherë nga përgjegjësitë e tij. Nëse sot jemi të bashkuar përkrah transformimin e FSK-së në ushtri, me përmbyll çështjet e hapura të atdheut ashtu i shërbejmë amanetit të dëshmorëve”, u shpreh Haradinaj. Në emër të Brigadës 138, foli Hysen Berisha, i cili tha se Sali Çekaj e la komoditetin dhe vendosi që me armë  t’i dalë zot atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …