Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka konsideruar se raporti i progresit, i publikuar para dy ditësh paraqet raportin më në disfavor për shtetin e Kosovës. “Është ndër raportet më të disfavorshme deri tani për Republikën e Kosovës, në veçanti nëse e lidhim me kushtin e mbetur për liberalizimin e vizave. U tha edhe dje në interpretimin e raportit nga Apostolova që tanimë krimi dhe korrupsioni janë endemikë në Kosovë. Kjo është me të vërtetë shumë shqetësuese. Gjatë bisedës më tej, Kollçaku është shprehur e vendosur se këtë vit nuk do të ketë liberalizim për Kosovën, pasi që nuk po luftohen sa duhet krimi i organizuar e korrupsioni. Nuk ka fare gjasa që të ndodhë liberalizimi, në këtë vit, ka saktësuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …