Kandidati republikan për kryetar të Amerikës, Donald Trump, e ka mbrojtur qëndrimin për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, gjatë një debati me kandidatët e tjerë republikanë. I kritikuar për deklarata të tilla raciste, Trump është përgjegjur duke theksuar se kandidatura presidenciale e Bushit ishte katastrofë totale. Ai sërish e ka mbrojtur planin e tij për ta ndalur hyrjen e imigrantëve myslimanë, duke insistuar se nuk ka për qëllim që ato të jenë masa diskriminuese. “Ne nuk flasim për izolim, ne flasim për siguri”, tha ai duke shtuar se propozimi i tij, ishte lajm kryesor në gjithë botën javën e kaluar, dhe ai lajm ka hapur një diskutim shumë të madh, i cili është dashur të hapet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e tensionuara mes presidentes …