Bujupi: Vasaliteti i politikanëve të korruptuar nuk sjellë asgjë të mirë për vendin

Pas konstatimit të Këshillit të BE-së se Kosova në implementimin e kritereve, nuk ka marrë një rekomandim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave ka reaguar edhe  Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.  “Vasaliteti i politikanëve të korruptuar dhe të shantazhuar, përveç dëmeve nuk sjellë asgjë të mirë për vendin. Kështu ndodhi edhe me vizat e premtuara moti. Kosova pranoi shumëçka në dëm të vetin, deri në rrezikun për defunksionalizim. Por, Kosova nuk pranoi ta përmbushë kriterin kryesor: luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Tash, zëvendësi i Isës, Hashim Thaçi, me tone të dështuara provon t’i fajësojë të tjerët për dështimin e radhës. Fajet i ke ti. Me hajna nuk ka shtet!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …