Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët e cila do të mbahet të mërkurën. Hoti me këtë rast ka thënë se tashmë kanë marrë konfirmimin e pjesës dërrmuese të partive për të marrë pjesë në këtë tryezë. “Ne duhet t’i lëmë anash rivalitetet. Ne sot i dërgojmë ftesat te të gjitha partitë politike, për tryezën që do të mbahet të mërkurën në kuvendin e Kosovës. Tanimë e kemi konfirmimin e shumicës së partive”, ka deklaruar ai. Hoti me këtë rast ka njoftuar se në këtë tryezë ndër të tjera do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme. E në rast se dështon një iniciativë e tillë, Hoti ka thënë se LDK do të nisë procedurat për ngritjen e mocionit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …