leoni

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, premton mbështetje për gratë e Krushës dhe gratë e verbra

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur sot në takime të ndara gratë e Krushës që merren me në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve dhe përfaqësueset e komitetit të grave të verbra të Kosovës.  Ministri  iu ka ofruar mbështetje grave të Krushës në rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit si dhe ndihmë për rritje në punësim. Hasani ka theksuar se ministrinë që ai e drejton do t’i ketë në vëmendje gratë e Krushës duke vazhduar mbështetjen për biznesin që bëjnë duke rritur eksportin e prodhimeve vendore. Ai ka thënë se gratë e Krushës janë inspirim për shumë gjenerata, pavarësisht humbjes së kryefamiljarëve, sepse nuk janë dorëzuar dhe kanë vazhduar punën me shumë sfida. “Gratë e Krushës janë shembull i sakrificës dhe suksesit, pavarësisht vështirësive që kanë pasur kanë arritur të krijojnë biznes. Në kuadër të prioriteteve që i kemi si ministri do të punojmë shumë që gratë e Krushës të kenë edhe rritje të eksportit dhe prodhimet e tyre të kenë shtrirje sa më të madhe në Kosovë dhe rajon”, ka thënë ministri Hasani. Në takimin me përfaqësueset e grave të verbra, ministri Hasani ka thënë se janë një kategori që janë lënë pas dore dhe nuk kanë gjetur mbështetje. Hasani iu ka premtuar se do ta kenë mbështetjen e tij për të pasur mundësi që produktet artizanale që i krijojnë t’i promovojnë dhe t’i shesin me ndihmën e institucioneve të Kosovës. Po ashtu, Hasani ka thënë se do të punojnë që të drejtat e tyre, që janë të garantuara me ligj, të zbatohen.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …