Në Ditën Botërore të Tokës pastrohet dhe mbillen fidanë në Rahovec

Në kuadër të angazhimeve për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Rahovecit, organizojnë aktivitete të përbashkëta edukimi dhe pastrimi. Në bazë të agjendës së përcaktuar aktivitetet nisin në orën 10 në parkun e qytetit në Rahovec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja e MMPH Albena Reshitaj. Ndër të tjera planifikohet edhe organizimi i një gare në vizatim dhe pikturë ndërmjet nxënësve të shkollave të Rahovecit, ndërsa temë do të jetë Toka dhe ambienti jetësor. Tri punimet më të mira do të shpërblehen me shuma modeste financiare. Po ashtu do të nxiten të rinjtë e të rejat që të përdorin materiale të riciklueshme, si dhe do të bëhet promovimi i prodhimeve bujqësore të komunës së Rahovecit. Ndërkohë në parkun e qytetit do të mbillen disa drunj dekorativ në simbolikë të Ditës së Tokës, kurse në disa lokacione të komunës së Rahovecit, të identifikuara si zona më të ndotura, do të bëhet pastrimi dhe mbjellja e rreth 1500 fidanëve të pishave. Në përmbyllje të aktiviteteve do të organizohet një tryezë diskutimi me ekspertë dhe grupe e individë që merren me çështjet e ambientit dhe mbrojtjes së tokës. Tryeza mbahet në mjediset e hotelit Park në Rahovec me praninë e medieve lokale e qendrore. Komuna e Rahovecit, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, si nikoqir i këtij aktiviteti, gëzon mbështetjen e MMPH, OJQ-ve; “Let’s Do it Kosova”, Regional Environmental Center (REC), Green Art  Center (GAC) dhe organizatave ambientaliste lokale. Koordinator i këtij aktiviteti është emëruar Rumir Zhuniqi, drejtor i DUPMM në Ekzekutivin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …