Partitë opozitare, pas takimit të sotëm në selinë e Nismës për Kosovën, kanë bërë të ditur mbajtjen e një proteste gjithë-popullore në Prishtinë, me 9 janar të vitit të ardhshëm. Duke folur për arrestimet e mbrëmshme, krerët e opozitës thanë se këto veprime të pushtetit nuk do të ndalin kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj u shpreh se kjo situatë po e rrënon shtetin. Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se “insistimi ynë për shfuqizimin e marrëveshjeve do të jetë i pandalshëm”. Në lidhje me seancën e radhës ku kryetarja, Jahjaga pritet të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve, krerët e opozitës nuk kanë treguar sesi do të veprojnë. Përveç kësaj, opozita ka paralajmëruar se të mërkurën do të mbahet manifestimi në Pejë, të enjten në Malishevë dhe të shtunën në Prizren.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …