leoni

Reshitaj: “Suharekën ta marrin shembull edhe Komunat tjera”

E impresionuar me punën që po behet në këtë Komunën e Suharekës dhe e kënaqur nga pamjet që ajo ka hasur gjatë këtij aksioni, në një konferencë për media , ministrja e Ambientit Albena Reshitaj, ka deklaruar se kjo çka po bëhet në Suharekë, do të ishte mirë të bëhej në të gjitha Komunat e Kosovës. Unë do të insistojë që ky aksion të zhvillohet kudo”, Ndërsa kryetari komunës së Suharekës Bali Muharremaj, u tregua pak sa modest tek falënderoj ministren për fjalët e mira dhe për prezencën e saj: “Unë do të flas pak, por do të punojë shumë. Do të zbatojë në vepër premtimin tim: “Theranda ime do të jetë vendi më i bukur në Kosovë”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …