Duke folur për shkëmbimet e mallrave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri ynë i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka deklaruar se autoritetet e Shqipërisë u bëjnë pengesa të panevojshme disa bizneseve të Kosovës. Ne e kemi ngritur këtë shqetësim disa herë te autoritetet përkatëse të Shqipërisë dhe nëse nuk ndërmerren masa të duhura konkrete në këtë drejtim, atëherë edhe institucionet e Kosovës mund të vendosin pengesa për importet nga Shqipëria. “Autoritetet në Tiranë duhet të reflektojnë, në të kundërtën do të detyrohemi ta zbatojmë ligjin ndaj produkteve të tyre. Kemi disa produkte nga Shqipëria që hyjnë me çmim më të lirë sesa mund të prodhohen në tregun tonë dhe kjo po i dëmton prodhuesit kosovarë. Nëse tregu i Shqipërisë nuk hapet për prodhimet kosovare, atëherë jemi të detyruar të vendosim barriera, pasi që duhet t’i mbrojmë prodhuesit vendorë”, ka paralajmëruar ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Bajram Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …