Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është shqetësues për Kosovën. Ai ka shtuar më tutje se ashtu sikur ky Raport edhe Raporti i Komisionit Evropian dëshmojnë për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë e cila është shqetësuese. Këto dy raporte na tregojnë se rruga e vetme e shpëtimit është procesi i vetingut në polici, prokurori dhe gjykata. Njohësi i fushës së drejtësisë, Ehat Miftaraj ka theksuar se kohë më parë, edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi në mënyrë te vazhdueshme ka potencuar lidhur me politizimin e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, ndërhyrjet politike dhe të grupeve të interesit në emërimin e pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si dhe në shkeljen e afateve ligjore në trajtimin e lëndëve gjyqësore pothuajse në të gjitha fushat, si atë penale, civile, administrative, ekonomike, etj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …